Maqedonia

Apel Policisë maqedonase për gjetjen e Kastriot Rexhepit, Kasami nuk i beson videos

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon 'drama' rreth rrëzimit të Qeverisë

Edhe përkundër shfaqjes së deputetit shqiptar, Kastriot Rexhepi, në një video, kryetari i Lëvizjes Besa, në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, i ka bërë thirrje sërish policisë që të gjejë deputetin Kastriot Rexhepi. Sipas tij, video ku shfaqet Kastriot Rexhepi është bërë nën presion, duke vlerësuar se situata është shumë serioze dhe se policia duhet të ndërhyjë sa më parë për ta gjetur atë.

“Tani edhe nëse vjen qëndrimin e tij personal, kjo më nuk është valide, për mua është me rëndësi ai të jetë gjallë dhe shëndosh dhe familja e tij, pastaj organet e rendit duhet të tregojnë se ku ka qenë”, tha Kasami.