Kosova

Kosovë: Pritet të miratohet edhe dhënia e dozës së tretë kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë pritet që së shpejti të bëjë rekomandimin për dhënien e dozës përforcuese COVID-19 dhe dhënien e dozës së tretë kundër COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur për Telegrafin se cili është dallimi mes një doze përforcuese COVID-19 dhe një doze shtesë (e tretë) kundër COVID-19.

“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 e ka trajtuar çështjen e dhënies së dozës përforcuese dhe dozës shtesë (së tretë) kundër COVID-19 dhe pritet shpej të bëhet rekomandimi edhe për dhënien e këtyre dozave”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ndërkohë, në vend është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit me dozën e parë dhe të dytë. Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër virusit, Pfizer dhe Astra Zeneca.

MSH më herët ka informuar qytetarët se nuk kanë nevojë të caktojnë fare termin për të marrë vaksinën.