Lajme

Itali: Dozë e tretë për personat mbi 40 vjeç

Italia po zgjeron fushën e vaksinimit për ata që mund të marrin një dozë përforcuese anti-COVID, ndërsa bota ka nisur të përballet me valën e katërt të pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, u tha ligjvënësve në Dhomën e Deputetëve të mërkurën se kushdo 40 vjeç e lart mund të marrë dozën e tretë të vaksinës, duke filluar nga 1 dhjetori.

Italia ka ofruar tashmë përforcues për ata 60 vjeç e lart që kanë marrë dozën e fundit të vaksinës të paktën gjashtë muaj më parë.