Lajme

Google humb “luftën” me BE-në, duhet ta paguajë gjobën prej 2.8 miliardë dollarësh

Google ka humbur apelimin kundër një gjobe anti-trust në vlerë prej 2.8 miliardë dollarësh, të lëshuar kundër kompanisë nga Rregullatori i Konkurrencës i Bashkimit Evropian në vitin 2017.

Komisioni Evropian kishte akuzuar gjigantin e teknologjisë, me bazë në Kaliforni, për abuzim me pozitën e tij dominuese dhe promovimin e shërbimit të blerjeve në rezultatet e kërkimit mbi ato të konkurrentëve të BE-së.

Kompania së pari ishte dënuar me 2.8 miliardë dollarë në vitin 2017, përsëri me 5 miliardë dollarë në vitin 2018 dhe për herë të tretë me 1.7 miliardë dollarë në vitin 2019.