Lajme

Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur të Zvicrës edhe Kastriot Imeri

Selektori i kombëtares zvicerane në futboll Murat Yakin, për ndeshjen kundër Italisë, që do zhvillohet më 12 nëntor 2021 në Romë, dhe në atë kundër Bullgarisë, që luhet pas tre ditëve në stadiumin “Swissporarena” të Luzernit, ka ftuar edhe mesfushorin e FC.“Servette” të Gjenevës, Kastriot  Imeri.

Këto dy ndeshje do të jenë vendimtare për Zvicrën, e cila si pjesëmarrëse e Grupit C, është shumë afër realizimit të qëllimit që të jetë pjesë e botërorit “Katar 2022.” Siç dihet vendin e parë në këtë grup e ndajnë Italia dhe Zvicra, me nga 14 pikë të tubuara.

Bullgaria si e treta në tabelën e klasifikimit me 8 pikë,mund të shpresoj në kualifikim vetëm nëse ndodhin befasi të papritura.

Ndërkaq, Irlanda e Veriut dhe Lituania, me nga 3 pikë i kanë të shuara shpresat për të qenë në këtë ngjarje të madhe të futbollit.

Zvicra si kundër Italisë ashtu edhe Bullgarisë, do të luajë mjaft e hendikepuar, ngase në ndihmë nuk mund t’i vijnë lojtarët e lënduar si kapiteni, Granit Xhaka, Breel Embolo, Haris Seferoviq, Gregor Kobel, Nico Elvedi, Cristian Fassnacht, mbase edhe Denis Zakaria, i prekur nga një inflamacion gastrik.

Këto mungesa të shumta të lojtarëve të lënduar do të jenë një rast ideal që në këto dy ndeshje përkrah Xherdan Shaqirit dhe Andi Zeqirit, të luaj edhe djaloshi 21 vjeç Kastriot Imeri, me origjinë nga Peja e Republikës së Kosovës.

Patjetër duhet theksuar që Imeri është lojtarë aktiv dhe kapiten në U-21, apo ndryshe i njohur si ekipi i shpresave të Zvicrës.

Këtë të rinj me status të futbollistit profesionit te FC.”Servette”i Gjenevës, e dallojnë nga të tjerët shumë cilësi.

Ai është mjaft i lëvizshëm,gjë që i jep gjallëri sulmit, Gjithashtu disponon me aftësi të paimagjinueshme për të manovruar me topin në çdo situatë.

Pastaj,mesfushën e mban të balancuar për mrekulli,e sulmin nga të dy krahët e furnizon me top me shumë precizitet.

Po ashtu, Kastri që bashkëlojtarët dhe adhuruesit e FC.”Servette “e thërrasin shkurtas nga respekti, di edhe të shënoj.

Ai gjatë këtij Kampionati për skuadrën gjeneviane anëtare e Super League të Zvicrës, ka realizuar 4 gola të bukur.

Në suksesin e Kastriotit merita të mëdha ka dhe prindi i tij Aliu, i cili e ka përkrahur parezervë që nga fëmijëria.

Ai edhe sot është kudo pas tij. Kur, Kastri e kërkon vlerësimin e Aliut, rreth ndeshjeve të zhvilluara dhe lojës së e tij, përherë përgjigjia është e njëjtë “Mundesh edhe më  mirë!”

Imeri, idol i ka futbollistët e mesfushës si Andres Iniesta Lijan, ish-reprezentues i Spanjës, dhe njëri nga lojtarët më të mirë të Barcelonës.

Ai, e pëlqen shumë edhe Granit Xhakën, i cili në këto dy ndeshje fatkeqësisht do të mungojë, për shkak të një lëndimi serioz, të pësuar kohë më parë kundër Manchester-City.

Para nisjes për në Romë, kombëtarja e Zvicrës dje dhe sot, ka ushtruar me intensitet të shtuar në stadiumin “Cornaredo”të Luganos.

Çuditërisht kësaj radhe në listën e trajnerit zvicerano-turk Murat Yakin, nuk figuron Albian Ajeti, anëtar i FC.”Celtic”të Glasgovit.

ARIF EJUPI