Lajme
Për shkak të kërkesës së madhe, “Fshati i vaksinimit” ndërpret vaksinën e tretë
Në vend që të shërbente për t`u vaksinuar personat e pavaksinuar më parë, fshati i vaksinimit u vizitua nga shumë njerëz mbi 65 vjeç që dëshironin një vaksinim përforcues
“Fshati i vaksinimit”, në stacionin kryesor të trenit të Cyrihut, i cili është hapur të hënën, nuk ofron më vaksina përforcuese (“vaksinat e treta”).
Sipas Drejtorisë së Shëndetësisë të kantonit, aktualishtprioritet kanë vaksinimet e para dhe të dyta, njofton srf.ch.
Departamenti i Shëndetësisë e ka justifikuar këtë hap të tij përmes një mesazhi në Twitter me “kërkesën e madhe për vaksinime përforcuese”, transmeton albinfo.ch.
Një kërkesë e tillë, sipas departamentit në fjalë po mbizotëron në këtëm pikë të re vaksinimi, të hapur në kuadrin e “Javës Kombëtare të Vaksinimit” që ka filluar dje, më 8 nëntor.
Në vend që të shërbente për t`u vaksinuar personat e pavaksinuar më parë siç ishte planifikuar, fshati i vaksinimit u vizitua me sa duket nga shumë njerëz mbi 65 vjeç që dëshironin një vaksinim përforcues.
Siç është njoftuar javën e kaluar, personat nga kategoria mbi 65 vjeçe tani mund të regjistrohen për një termin në një qendër vaksinimi nga e mërkura.
Vaksinimi përforcues rekomandohet për personat mbi 65 vjeç, vaksinimi i fundit i të cilëve kundër Covid-19 ishte më shumë se 6 muaj më parë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë