Lajme
Mbahet koncert i suksesshëm bamirësie në Vjenë
"Së bashku mund të bëjmë ndryshimin. Arti është politika më e mirë, ai është ura që prek dhe shpirtin.", thotë për albinfo.at, organizatorja znj. Mukeli Tendler.
Një mbrëmje të magjishme, siç theksoi dhe Pandi Laço, një nga ikonat e televizionit dhe skenës shqiptare, kanë ofruar artistë të mrekullueshëm të ardhur nga Tirana, Brukseli, Parisi, Roma dhe Vjena, mbrëmjen e së shtunës në „Musikvereinshaus” në Vjenë. E gjithë kjo në kauzën e ndihmës për fëmijë me aftësi të kufizuara, të titulluar “Vienna helps Tirana” (Vjena ndihmon Tiranën). Një ndërthurje e shpirtit artistik me atë të altruizmit dhe humanizmit, në një sallë pompoze vieneze ku lëshohet mesazhi, çdo ëndërr mund të realizohet kur ekziston dëshira dhe vullneti i mirë.
“Bamirësia e vërtetë është më shumë se të lëshosh një monedhë në duart e lypësit; është të kuptosh se një shoqëri që prodhon lypës ka nevojë për ristrukturim”, m’u kujtua Martin Luther King, i cili e ka përmbledhur mesazhin e kësaj mbrëmjeje në një shprehje të thjeshtë. Edhe unë shpresoj të flas në emër të të gjithë publikut të pranishëm dhe artistëve, të cilët dhanë një shenjë humanizmi për gjithë shoqërinë. Donacionet janë mbledhur për shtëpinë partnere të Caritas-it në Fushë Krujë për fëmijë me aftësi të kufizuar. Shtëpia është për momentin në gjendje te keqe dhe ka nevojë për restaurim sa më të shpejtë.
Një falënderim i shkon së pari “Glanz-Ing. Tendler-Performances” si dhe Znj. Ingrid Mukeli Tendler, organizatores kryesore të koncertit, duke u ndjekur nga artistët Ana Naqe, Vikena Kamenica, Erza Muqoli, Günter Haumer, Benjamin Ziervogel, ACIES Quartett, Genc Tukiçi, Merita Rexha Tershana dhe Kirsten Gedeshi, të cilët kanë marrë pjesë këtu në shenjë bamirësie. Energjia dhe magjia e tyre na bënë të përjetojmë një mbrëmje që do të na mbetet gjatë në kujtesë, duke harruar për një moment pandeminë, por duke na kujtuar filantropinë.
Sponsorët kryesorë qe e bënë të mundur “Bundesministerium für europäische und internationale Angelegenheiten” i përfaqësuar në eveniment nga Ambasadori dhe drejtori i seksionit për marrëdhënie ndërkombëtare Dr. Marcus Bergmann, “Ambasada e Republikës së Shqipërisë” e përfaqësuar nga Ambasadori Dr. Roland Bimo, Raiffeisenbank, Caritas i përfaqësuar nga Presidenti Dr. Dr. Michael Landau, Europahaus Wien, Institut für den Donauraum und Mitteleuropa etj.
Një falënderim për mbështetjen i shkon dhe stafit të angazhuar: Benson Tendler, Arbër Marku, Pandi Laço, Arbnore Dragaj, Matilda Seferi, Majlinda Karagjozi dhe “Jovani Blumen”.
“Së bashku mund të bëjmë ndryshimin. Arti është politika më e mirë, ai është ura që prek dhe shpirtin”, këtë mesazh më jep për mbyllje znj. Mukeli Tendler.
Në qoftë se keni mundësi apo dëshirë për të ndihmuar më tej në restaurimin e shtëpisë së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Fushë-Krujë, ju keni ende mundësinë e dhurimit në:
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës