Lajme
Magjia e dimrit në këto vende të botës
Stina e Dimrit, bora pranë natyrës, sjell pamje të mrekullueshme në shumë vende të botës
Duke qenë se temperaturat kanë rënë, tani është koha e përkryer për të filluar të mendoni për një festë dimërore me borë, transmeton albinfo.ch.
Pa dyshim se pushimet dimërore janë ndër pushimet më të mira, sepse mund të shijoni harmoni familjare brenda shtëpisë, apo në ndonjë vend me pamje të bukur.
Stina e dimrit, e cila ka edhe veçoritë e saj, si për shembull, festën e Krishtlindjeve apo edhe festën e fund vitit.
Më poshtë do t’ju sjellim disa fotografi të bukura nga disa vende të botës, ku pamja dimërore është thjesht mahnitëse dhe tërheqëse.
Alpet Zvicerane
Shteti i Zvicrës, i cili njihet për pamje të mrekullueshme të Alpeve, gjatë stinës së dimrit, i shtohet edhe më shumë bukuria, shkruan arbresh.info.
Ku mbizotëron ngjyra e bardhë, ndërsa në disa pjesë, shihen ngjyrat e gurëve të mrekullueshëm të Alpeve.
Yosemite, Kaliforni
Parku Kombëtar, Yosemite, ofron një pamje spektakulare gjatë gjithë vitit, por gjatë stinës së dimrit, ofron një pamje magjike për t’u vizituar.
Shkëmbinjtë e mëdhenj të granitit në park dhe pemët gjigante me ngjyrë të kuqe janë të veshur me borë të bardhë.
New York, Amerikë
Amerika, e cila është njëra ndër shtetet me më së shumti qarkullim, gjatë kohës së dimrit, bëhet vend përrallor.
Shume njerëz thonë se New York-u duhet doemos të vizitohet në stinën e dimrit.
Atmosfera elektrike, dritat e Krishtlindjeve dhe bora e dendur në qytetin e New Yourk-ut është gjëja më e bukur që ju mund të shihni.
Tromos, Norvegji
Për një kohë me borë, vendi ideal për të vizituar mund të jetë edhe Tromso të Norvegjisë.
Shtëpitë të cilët janë të ngjyrosura nga pronarët e tyre me ngjyra të ndryshme dhe me kulm të bardhë janë pamje mjaft e bukur.
Përveç pamjes së shtëpive, veçori tjetër është gjatë natës ku shfaqet aurora me shumë ngjyra, e cila është një mrekulli në vete.
Kapadokia, Turqi
Kur mendoni për Turqinë, ju krijoni imazhe të diellit të ndritshëm dhe ditëve të ngrohta të verës.
Por mos anashkaloni stinën e dimrit.
Kapadokia është një vend magjik, ndërsa i shtohet magjia kur vjen stina e dimrit dhe qytetin e mbulon bora.
Bled, Slloveni
Sllovenia gjithashtu është e bukur në stinën e dimrit.
Liqeni, i cili ngrihet në Bled, shfrytëzohet nga banorët si vend patinazhi.
Ndërsa ka mundësi të bukur edhe për skijim në kodrën, ku në maje të saj gjendet kalaja e Bledit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme