Muzikë

Bebe Rexha, në mbrëmjen humanitare të ‘AmfAR’ në Los Angeles

Figurat si, Alessandra Ambrosio, Paris Jackson, Camila Mendes dhe Jenna Dewan, ishin vetëm disa nga figurat e industrisë së profilit të lartë që morën pjesë në mbrëmjen gala të amfAR 2021 në Los Angeles të enjten në mbrëmje.

Ky evenet u mbajt në Qendrën e Dizajnit të Paqësorit, ngjarja vjetore e mbushur me yje synon të mbledhë fonde për kërkimin, parandalimin, edukimin dhe mbrojtjen e politikave publike të lidhura me AIDS-in.

Pjesë e kësaj mbrëmje si e ftuar speciale ka qenë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shkruan DailyMail.

32-vjeçarja risolli magjinë e Hollywoodit të vjetër në tapetin e kuq të eventit, duke u shfaqur me një fustan të zi të gjatë deri në dysheme, me një peliqe të bardhë, e cila i kombinohej mjaft bukur veshjes.