Lajme

Disa nga vendet më të bukura në Evropë që ia vlen t’i vizitoni

Vendet më të bukura të Evropës me siguri janë në listën tuaj të udhëtimeve. Megjithatë, ashtu si qytetet e njohura, ka disa vende të vogla që ia vlen të vizitohen për arkitekturën, historinë dhe kulturën e tyre.

Giethoorn – Holandë

Qytetet më të bukura të Evropës - 1

Është një fshat i përsosur përrallor që të kujton Venecian në Itali, me planimetrinë e rregullt dhe urat e vogla. Mund të lundroni nëpër kanalet e qeta të fshatit me varka dhe të bëni një shëtitje buzë lumit.

Guimaraes – Portugali

 

Qytetet më të bukura të Evropës - 4

Guimaraes është kryeqyteti i parë i Portugalisë në shekullin e 12-të dhe vendi që e ka ruajtur më shumë historinë e tij. Me rrugët e qeta, manastiret, pallatet e vjetra dhe vendet historike, është një nga vendet më të bukura që mund të shihni.

Roscoff – Francë

Qytetet më të bukura të Evropës - 9

Roscoff është një nga qytetet më të bukura në Francë. I ndërtuar në një gadishull të rrethuar nga Kanali Anglez, Roscoff është një qytet i vogël ,plot me shtëpi të dekoruara. Ky qytet, i cili është edhe port, por edhe vendpushim bregdetar, i magjeps ata që e shohin.

Anghiari – Itali

Qytetet më të bukura të Evropës - 11

I njohur për betejën e famshme të Anghiarit, vlerësohet si një nga fshatrat më të bukur në Itali. Dritaret e vogla, grilat prej druri dhe dyert e shtëpive prej guri me pamje nga rrugët, i japin fshatit një ndjenjë historie.

Nafplion – Greqi

Qytetet më të bukura të Evropës - 15

I vendosur në jug të Athinës, Nafplio është kryeqyteti i parë i Greqisë dhe konsiderohet si një nga qytetet e saj më romantike. Është një vend që të tërheqë me rrugët e tij prej guri, çatitë me tjegulla dhe lulet shumëngjyrëshe që gjenden kudo.

Mostar – Bosnjë e Hercegovinë

Qytetet më të bukura të Evropës - 16

I vendosur në brigjet e lumit Neretva, Mostari është qyteti më i madh i Hercegovinës. Ura e famshme e Mostarit, e cila i dha emrin qytetit, është një nga vendet që tërheq më shumë vëmendjen për arkitekturën dhe historinë e veçantë.

Mazara del Vallo – Itali

Qytetet më të bukura të Evropës - 20

Mazara del Vallo është një vend në jugperëndim të ishullit italian të Siçilisë, me qendrën e tij historike relativisht të ruajtur mirë të rrethuar nga mure pushtuese normane.

Clovelly – Angli

Qytetet më të bukura të Evropës - 23

Një fshat i veçantë në zonën zonën Torridge të Devon, Angli. Tërheq gjithashtu shumë turistë me rrugët e tij të pjerrëta me kalldrëm.

Dinkelsbühl – Gjermani

Qytetet më të bukura të Evropës - 26

Dinkelsbühl është një qytet historik në Gjermaninë jugore. Kishat gotike, dyqanet dhe stidot e artistëve e bëjnë atë një pasuri të historisë dhe artit.

Korcula – Kroaci

Qytetet më të bukura të Evropës - 28

Ishulli Korcula ndodhet në veri të Dubrovnikut, pikërisht përtej gadishullit Peljesaç. Qyteti i vogël mesjetar tërheq turistë me plazhet e mrekullueshme, vreshtat dhe ullishtet e tij. Qyteti historik brenda mureve është një Dubrovnik në miniaturë, me rrugët e tij labirintike, urat e harkuara, kishat dhe pallatet.

Kenmare – Irlandë

Qytetet më të bukura të Evropës - 33

Kenmare është një qytet i vogël në jug të Kerry, Irlandë. Qyteti ka ruajtur origjinalitetin e tij evropian historikisht, kulturalisht dhe mjedisin. Me fushat e golfit, zonat e ecjes dhe peizazhet magjepsëse, është një nga atraksionet e Irlandës.

Reine – Norvegji

Qytetet më të bukura të Evropës - 37

I përshkruar nga shumica e udhëtarëve si fshati më i bukur në botë, Reine është një vend i vogël, i ndërtuar në ishullin Moskenesoya mbi Rrethin Arktik. Në Reine njerëzit qëndrojnë në kasolle të kuqe dhe të bardha, të mbështetur në kodrat e granitit.

Regencos – Spanjë

Qytetet më të bukura të Evropës - 40

Regencos është një nga vendet ku turistët tregojnë interes të madh në Spanjë. Është një vend i qetë dhe paqësor me kisha dhe shtëpi tradicionale prej guri. /abcnews.al