Futboll
Shaqiri dhe Zeqiri ftohen te Zvicra
Zvicra do të përballet me Bullgarinë dhe Italinë në muajin nëntor
Zvicra do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndëishme në muajin nëntor, në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022.
Zvicra momentalisht ndodhet në pozitën e dytë në Grupin C me 14 pikë, aq sa ka Italia në vendin e parë. Italia do të jetë kundërshtari i radhës më 12 nëntor, para se të luajnë me Bullgarinë më 15 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Trajneri, Muray Yakin, ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për këto dy takime. Në listë bënë pjesë edhe Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri nga futbollistët shqiptarë, kurse Granit Xhaka mungon shkaku i lëndimit.
U21
Në listën e publikuar të premten nga përzgjedhësi i Zvicrës U21, Mauro Lustrinelli, të ftuar janë edhe portieri i Luganos, Amir Shaipi, mesfushori i Servettes, Kastriot Imeri dhe i Zurichut, Bledian Krasniqi.
Në muajin nëntor, Zvicra U21 do të luajë kundër Moldavisë më 12 nëntor, ndërsa më 16 nëntor udhëton te Uellsi.
Sfidat zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2023. Shpresat kanë dhjetë pikë në katër ndeshje.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert