Kosova

Ambasadori i Zvicrës takon Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës

Zvicra mbështetë institucionet kyçe në Kosovë në luftën e tyre kundër korrupsionit.

Zvicra vazhdon të ndihmojë Kosovën në shumë fusha të ndryshme, veçmas në luftimin e korrupsionit, shkruan albinfo.ch.

Ky shtet mbetet i përkushtuar për të mbështetur institucionet kyçe në Kosovë në luftën e tyre kundër korrupsionit.

Të hënën ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly, u takua me Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës, Aleksander Lumezi.

Ata patën një shkëmbim thelbësor për rëndësinë e nxitjes së transparencës më të madhe institucionale dhe llogaridhënies për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët në Kosovë. /Albinfo.ch