Kosova
Mali i Zi mbështet “Open Balkan”
Krivokapiç: “Nismë e dobishme rajonale”
Me pranimin e ftesës për t`iu bashkuar takimit të radhës mes tre vendeve firmëtare të iniciativës ‘Open Balkan’, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi tregoi një ndryshim të qartë të qëndrimit lidhur me këtë iniciativë.
Pas darkës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, shefi i ekzekutivit malazez, Zdravko Krivokapiç, shkroi në Twitter: se mbështet të gjitha nismat e dobishme rajonale. Kjo lëvizje e Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi, edhe pse nuk konfirmon përfshirjen e vendit të tij në Ballkanin e Hapur, është para gjerësisht si një hap që hidhet drejt përfshirjes në të.
Nismës Open Balkan ende nuk i janë bashkuar Podgorica, Prishtina e Sarajeva. Në Beograd, Krivokapiç tha se me udhëheqësit e Serbisë më së paku ka biseduar për çështje politike, duke u përqendruar në aspektet ekonomike dhe bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve.
Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së parë në Serbi, që kur mori detyrën e shefit të qeverisë malazeze, në një periudhë marrëdhëniesh të vështira me këtë vend.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë