Lajme

SHBA: Shqiptarja, në Këshillin Bashkiak të Massachusetts

Etel Haxhiaj mposhti ish-ushtarakun Gregory Stratman duke u shpallur fituese në Worcester

Mësohet se shqiptaro-amerikania, Etel Haxhiaj, u shpall fituese në Worcester, në Këshillin Bashkiak të Masschusetts, transmeton albinfo.ch.

Referuar rezultateve, me 1.381 vota, afro 57.4% të totalit, Haxhiaj mposhti ish-ushtarakun Gregory Stratman. Shqiptaro-amerikania bëhet kështu një nga dy të sapoardhurit në Këshilin Bashkiak të Massachusetts.

Ky ishte kandidimi i dytë i Haxhiajt për Këshillin Bashkiak, pas garës së humbur në vitin 2019 për të njëjtin vend.

Kujtojmë se Haxhiaj mbërriti në Worcester në vitin 2001, me prindërit e saj që ikën nga trazirat politike të Shqipërisë. Ajo fitoi një diplomë universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Clark dhe tani punon si drejtoreshë e edukimit publik dhe avokimit në Central Massachusetts Housing Alliance.

Etel është një nënë e dy djemve dhe një organizatore komuniteti. Pas emigrimit në Worcester me prindërit e saj, ajo ka luftuar për çdo anëtar të komunitetit dhe duke marrë disa nga çështjet më të mëdha, me të cilat përballet komuniteti i saj, transmeton tutje albinfo.ch.