Lajme

Vetitë e pabesueshme të panxharit të kuq

Mësohet se nga kohët e lashta njerëzit e kanë përdorur panxharin si ushqim të shëndetshëm, që trajton probleme të ndryshme shëndetësore. Romakët dhe grekët e lashtë konsumuan panxhar për të trajtuar sëmundje dhe probleme shëndetësore, të tilla si ulja e temperaturës së trupit.

Panxhari është i pasur në vlera ushqyese, pasi përbëhet nga vitamina, zink, jod, magnez, kalcium, natrium, nitratet natyrale.

Vetitë e panxharit njihen edhe për faktin se rrit funksionet e organeve dhe të pastron fshikëzën e tëmthit, veshkat.

Për shkak të numrit të lartë të lëndëve ushqyese, kjo perime në mënyrë efektive trajton sëmundje si diabeti, problemet me gjumin, sistem imunitar të dobët, aneminë, aterosklerozën, presionin e lartë të gjakut dhe problemet me tiroidet. Efekti i vetëm anësor i tij është ngjyra e kuqe e urinës.

Këto janë përfitimet më të rëndësishme shëndetësore nga panxhari:

-Përmirëson qarkullimin e gjakut

Panxhari është i pasur në nitrate, të cilat konvertohen në nitrite me ndihmën e baktereve të gojës dhe kështu, rrit qarkullimin e gjakut në tru.

-Detoksifikon mëlçinë

Panxhari njihet për efektin e jashtëzakonshëm që ka në funksionimin e shëndetshëm të mëlçisë.

-Trajton çrregullimet menstruale dhe simptomat e menopauzës

Panxhari i kuq është tepër i pasur me hekur, kështu që konsumi i tij ndihmon në rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut. Prandaj kjo perime trajton çrregullimet menstruale dhe simptomat e menopauzës.

-Mund të parandalojë, madje ta trajtojë kancerin

Studimet kanë treguar se lëngu i kësaj perime ka efekte të fuqishme antitumorale, mbron qelizat dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave të reja.

-Redukton presionin e gjakut

Sasia e lartë e nitrateve redukton presionin e gjakut, kështu që konsumi i 2 gotave lëng panxhar çdo ditë mund të reduktojë në mënyrë dramatike presionin e gjakut.

-Trajton inflamacionet

Panxhari është i pasur me antioksidantë, të cilat rritin imunitetin dhe luftojnë inflamacionet.

-Trajton kapsllëkun

Lëngu i panxharit trajton problemet e tretjes dhe përmirëson metabolizmin, kështu që efektet e tij në tretjen e ushqimit, mund t’ju ndihmojë të kuroni edhe kapsllëkun.

-Trajton aneminë

Panxhari i kuq është i pasur me hekur, i cili ndihmon në rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut. Rrjedhimisht parandalon aneminë.

-Përmirëson lëkurën

Kjo perime është e jashtëzakonshme kundër plakjes, falë folateve me të cilat është i pasur. Folatet parandalojnë rrudhat dhe problemet e tjera të lëkurës. Konsumi i rregullt i këtij lëngu do ta bëjë lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të ndriçuar.

-Përmirëson humorin dhe mendjen

Lëngu i panxharit me gjethet e panxharit, ndihmon në trajtimin e depresionit dhe relakson mendjen.