Lajme

Shumica e zviceranëve u besojnë aplikacioneve Covid të qeverisë

Aplikacioni SwissCovid dhe aplikacioni i certifikatës Covid gëzojnë një nivel relativisht të lartë besimi në mesin e publikut, sipas një sondazhi.

Më shumë se gjysma e të anketuarve nuk shprehën asnjë rezervë për përdorimin e softuerit kompjuterik për certifikatën Covid.

Dy aplikacionet e qeverisë për Covid u vlerësuan lart kur ishte fjala për trajtimin profesional të të dhënave të klientëve, duke u renditur pas bankave dhe autoriteteve qeveritare, tha të martën shërbimi i krahasimit të internetit comparis.ch.

Ata morën më shumë pikë sesa kompanitë e sigurimeve, platformat e rezervimit apo dyqanet online, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.