Lajme

Kush po e kërkon largimin e Mark Zuckerberg-ut dhe pse?

Ish-menaxherja e Facebook-ut, Frances Haugen, ka bërë thirrje që ish-shefi i saj, Mark Zuckerberg, të largohet nga kompania gjigante.

“Unë mendoj se nuk ka gjasa që kompania të ndryshojë nëse Mark Zuckerberg mbetet drejtues”, tha Haugen të hënën, gjatë hapjes së konferencës së teknologjisë “Web Summit” në Lisbonë.

E pyetur nëse Zuckerberg duhet të japë dorëheqjen, Haugen tha se ajo beson se ai duhet të japë dorëheqjen.

“Ndoshta është një shans që dikush tjetër të marrë frenat. Facebook do të ishte më i fortë me dikë që është i gatshëm të fokusohet në sigurinë”, shtoi ajo.

Haugen, një ish-menaxhere projekti në kompani, në tetor publikoi raporte të brendshme të Facebook-ut për ndikimin e dëmshëm të shërbimeve të veta.