Shqipëria

Lotaria amerikane: Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Pas disa ditë të mbylljes zyrtare të tërheqjes së lotarisë amerikane, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të giithë ata persona, të cilët duan të aplikojnë për lotarinë amerikane, transmeton albinfo.ch.

Vetëm 9 ditë nga afati i aplikimit, Ambasada përmes një postimi në rrjetee sociale shkruan se kush aplikon dy herë, do të diskualifikohet menjëherë.

“Sezoni i Lotarisë amerikane është këtu! Ju lutemi, të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë se sa një aplikim, do të diskualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov”, shkruan Ambasada.