Shqipëria
Eurostat: Gjysma e qytetarëve të Shqipërisë, në rrezik të varfërisë
Më 2019 gati 51 për qind e shqiptarëve ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, një përqindje që është më e larta në Evropë.
Të dhënat e prezantuara nga Zyra Evropiane e Statistikave thonë se shteti i dytë në renditje është Mali i Zi, me 36.6 për qind apo 14.4 pikë përqindje më pak se Shqipëria.
Maqedonia e Veriut renditjet e katërta me 34.2 për qind dhe Serbia me 31.1 për qind. Nuk ka të dhëna për Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën.
Eurostat raporton se faktorët që ndikojnë varfërinë ose përjashtimin social ndikohen nga tregues të tillë, si intensiteti në punë, niveli i edukimit, lloji i familjarit (sa fëmijë ka në varësi), kushtet e jetesës dhe migracionit.
Sipas grupmoshave, në rrezik varfërie dhe përjashtimi social janë 53.9 për qind e fëmijëve nën 18-vjeç, sërish më e larta në Evropë. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 43.9 për qind, ndërsa mesatarja e BE-së është 22.8 për qind.
Përqindja e varfërisë dhe përjashtimit social ulet lehtë për grupmoshën 18-64 vjeç në 49 për qind nga 21.1 për qind që është mesatarja e BE-së dhe 35 për qind e dyta pas Shqipërisë që është sërish Mali i Zi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel Banorët e Brienz janë shumë të shqetësuar se ku do të jetojnë në vitet e ardhshme....
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë