Lajme

Vaksina Novavax COVID-19 merr autorizimin e parë të përdorimit

Novavax Inc dhe partneri i Institutit Serum të Indisë thanë të hënën se morën autorizimin e përdorimit urgjent për vaksinën e tyre COVID-19 në Indonezi, duke e bërë atë miratimin e parë kudo në botë për Novavax. Aksionet e Novavax u rritën rreth 11% përpara ziles së hapjes, pasi kompania tha gjithashtu se kishte paraqitur një aplikim për përdorim urgjent për vaksinën në Kanada dhe Agjencinë Evropiane të Mjekësisë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.

Novavax tha se dërgesat fillestare në Indonezi pritet të fillojnë menjëherë. Vendi është planifikuar të marrë 20 milionë doza të vaksinës me bazë proteina këtë vit, sipas qeverisë, përcjell tutje albinfo.ch.