Kosovë
Kompania që ndërton ekipe të shëndosha, si rruga drejt suksesit
Një kompani e re në tregun e Kosovës sjell shërbime inovative dhe unike, duke bërë bashkë sportin dhe natyrën, disiplinën ushtarake dhe praktikat më të mira të menaxhimit. Pike5 Solutions ka si qëllim kryesor aftësimin e grupeve për punë ekipore dhe ngritjen profesionale.
Përse ky emërtim, Pike5?
Emërtimi Pike5 Solutions ka ardhur si ide nga shprehja “pik’ e 5 ishin ba”. Jo vetëm në kulturën tonë, por në secilën kulturë, gjejmë grupe të ndryshme që për interesa të caktuara nuk mund të funksionojnë së bashku, prandaj edhe ndahen në pjesë më të vogla, duke u bërë “pik’ e 5”. Si qenie njerëzore ne arrijmë ta tejkalojmë vetveten në momentin që vendosim të punojmë në grup. Ekipi mund të arrijë rezultate më të larta se individi, prandaj ne përzgjodhëm këtë emër në shenjë unifikimi për të gjithë ata që për arsye jo të shëndosha vendosin të veprojnë si individ, e jo si grup.
Si e identifikuat nevojën për këtë shërbim?
Tregu kosovar po zgjerohet çdo ditë e më shumë, e bashkë më të edhe fuqia punëtore. Këtë dekadë po rritet numri i kompanive të suksesshme, si edhe numri i menaxherëve të shkolluar nëpër botë. Çdo kompani moderne e di rëndësinë e mirëqenies fizike dhe psikike të punëtorit. Kompanitë tani ndajnë fonde të veçanta vetëm për ta relaksuar ekipin dhe për t’i larguar ata nga ambienti i punës. Ne besojmë fuqishëm se aktivitete të tilla për ndërtimin e ekipeve janë shumë të domosdoshme në shoqërinë kosovare, e sidomos pas kësaj kohe të vështirë të izolimit për shkak të COVID-19.
Ne kemi shoqërinë më të re dhe më të shëndoshë në Evropë, prandaj na duhet të punojmë me rininë tonë për t’i bërë ata më kreativë në zgjidhjen e problemeve, por dhe më të hapur për të punuar në grupe të mëdha. Rinia kosovare është moderne dhe e aftë për tregun e punës. Shumë nga ata flasin të paktën një gjuhë të huaj. E tëra që ata kanë nevojë është një “shef i mirë”, i cili kujdeset edhe për mirëqenien e tyre mentale.
Shumë grupe shoqërore vendosin të kalojnë një fundjavë së bashku pa pasur shumë ide se si mund të shfrytëzohet ajo kohë me kolegë të punës. Disa zgjedhin detin, e të tjerët vila në malet e Kosovës, ose edhe një drekë apo darkë të përbashkët. Ne si kompani ofrojmë më shumë zgjedhje dhe më shumë adrenalinë për këto grupe, jo vetëm duke i argëtuar, por edhe duke i lidhur më fort anëtarët e ekipit me njëri-tjetrin. Ne besojmë fuqishëm se suksesi i një kompanie apo organizate varet nga aftësia e punonjësve të tyre për të punuar si ekip.
Cilat janë shërbimet apo aktivitetet që ofroni?
Pike5 Solutions ofron programe të ndryshme të “team-building” të dizajnuara për përmirësimin e performancës dhe ngritjen e motivimit brenda ekipeve. Programet përfshijnë aktivitete në tri fusha të ndryshme: aftësi ekipore, rekreacion dhe gara. Ato janë aktivitete nga 2 orë e deri në udhëtime apo ekspozim në natyrë për ditë të tëra. Ne punojmë me grupe prej 5 deri në 50 persona. Aktivitetet zhvillohen në ambiente të jashtme dhe të brendshme. Aktivitetet për secilën fushë që mund të zhvillohen brenda programeve janë:
Ngritje të aftësive ekipore
Sfida udhëheqëse
Enigma
Rekreacion
Kamping
Bjeshkëtari (hiking)
Vizita kulturore
Aktivitete garuese
Sport
Lojëra
Përveç programeve fikse të paradizajnuara, ne ofrojmë edhe programe të modifikuara që bazohen në kohën që klienti ka në dispozicizion dhe qëllimin që ka. Programet tona zhvillohen si të pavarura dhe organizohen tërësisht nga Pike5 Solutions, apo përfshihen në trajnime që organizohen nga një palë/kompani tjetër.
Çfarë synoni të arrini përmes aktiviteteve tuaja?
“Team-building” apo ndërtimi i ekipeve, është i rëndësishëm për çdo kompani apo organizatë që synon të ketë staf dhe ekipe sa më produktive. Zhvillimi i aktiviteteve të “team-building” fokusohet në dinamikat kryesore të rritjes së performacës, siç janë lidershipi, komunikimi, bashkëpunimi, inovacioni dhe uniteti. Rritja e performancës brenda ekipeve ndikon drejtpërsëdrejti edhe në performancën e përgjithshme të biznesit apo organizatës, duke e rritur produktivitetin e tyre në tërësi. Prandaj investo në ekip!
Ekipi i Pike5 Solutions
Besfort Kruma: ushtarak me 11 vjet përvojë pune në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ka një eksperiencë të gjatë në edukimin e brezave të rinj të oficerëve të Kosovës, ku ka punuar në zhvillimin e frymës ekipore, operimit në terren dhe lidershipit.
Arineta Mula: ikonë e alpinizmit në Kosovë, vrapuese e distancave të gjata, e cila ka ngjitur majën më të lartë në botë Everest. E ka shtytur turizmin dhe sportin e alpinizmit në Kosovë, duke e promovuar atë në nivel ndërkombëtar. Një ndër udhërrëfyeset malore më të njohura në vend.
Azdren Çelaj: Ka punuar për shumë vite në Holandë, ku ka ndërtuar dhe menaxhuar ekipe të ndryshme në fushën e biznesit. Ka një eksperiencë të gjatë në biznes ndërkombëtar si planifikues strategjik.
Fiton Kastrati: përvojë ushtarake në lidership prej më shumë se 11 vjetësh. Ka përvojë të gjatë në ndërtimin e ekipeve, ku ka korrur edhe suksese ndërkombëtare, siç është medalja e artë në gara ekipore ushtarake në Britani.
Manushaqe Nura: përvojë ushtarake në lidership për më shumë se 13 vjet. Ka eksperiencë në selektimin dhe zhvillimin e liderëve si dhe ndërtimin e ekipeve. Ka përfaqësuar Kosovën në gara të ndryshme ushtarake individuale dhe ekipore, ku ka shënuar suksese kulminante.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur