Lajme

Në vend të aeroplanëve, përdorini trenat për udhëtime në shtetet evropiane

Nga Zvicra mund të shkoni me tren në shumë destinacione ndërkombëtare

Aeroplanët nuk janë opsionet e vetme që lidhin Zvicrën me vendet e tjera

Meqë shumë njerëz po përgatiten të udhëtojnë jashtë vendit gjatë festave të Krishtlindjeve, aeroplanët nuk janë opsionet e vetme që lidhin Zvicrën me vendet e tjera, trasmeton albinfo.ch.

Kjo platformë interaktive tregon se si qytete të ndryshme zvicerane lidhen me hekurudhë me pjesën tjetër të Evropës.

Një stacion nisjeje mund të zgjidhet duke përdorur një fushë kërkimi dhe pikat do të shfaqen në destinacionet që mund të arrihen me hekurudhë pa pasur nevojë të ndërroni tren.

Për shembull, trenat shkojnë direkt nga Cyrihu në Paris dhe Dijon në Francë, qytetet gjermane të Berlinit, Hamburgut, Bremenit, Këlnit, Mynihut, Shtutgartit dhe Frankfurtit. Praga, Vjena, Budapesti, Ljubljana, Zagrebi, Venecia, Milano dhe Xhenova janë gjithashtu të arritshme nga Cyrihu me tren.

Qytetet e tjera të mëdha zvicerane, si Bazeli, Gjeneva dhe Berna janë gjithashtu të lidhura me destinacionet evropiane me hekurudhë. /Albinfo.ch