Lajme

Studim: Një ilaç i lirë, antidepresant, mund të luftojë COVID-19

Një antidepresant, i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së rëndë të COVID-19 me afër një të tretën te njerëzit me rrezik të lartë, raportuan studiuesit të mërkurën.

Një testim midis rreth 1,500 pacientëve në Brazil tregoi se ata që morën ilaçin, i njohur si fluvoxamine, kishin më pak gjasa të zhvillonin një sëmundje të rëndë ose të kërkonin shtrimin në spital.

Ilaçi, i shitur me emrin e markë Luvox, përdoret më shpesh për të trajtuar çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD) dhe depresionin. Por mund të ndikojë inflamacion, tha Angela Reiersen, profesoreshë e asociuar e psikiatrisë në Universitetin e Washingtonit në Saint Louis, e cila punoi në studimin që u bublikua në “The Lancet Global Health”.

“Fluvoxamine mund të zvogëlojë prodhimin e molekulave inflamatore të quajtura citokina, që mund të shkaktohen nga infeksioni SARS-CoV-2”, tha Reiersen në një deklaratë./CNN