Lajme
Sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë shumë serioz
Zbulimi i hershëm i virusit të gripit sezonal është një tregues se sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë serioz, megjithëse ende nuk mund ta dimë me siguri, tha sot Pasi Penttinen, kreu i programit për gripin i Qendrave Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
“Një rritje e mprehtë e infeksioneve të gripit gjatë pandemisë aktuale COVID-19 mund të ketë pasoja serioze për të moshuarit dhe personat me sistem të dobët imunitar, me një ngarkesë shtesë në sistemet shëndetësore tashmë të tendosura. Prandaj është e rëndësishme të merren masat e nevojshme dhe të mbrohen ata që janë më të rrezikuarit”, thuhet në një shënim nga Agjencia e BE-së, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Në këtë fazë, vaksinimi është i rëndësishëm, por duhet të respektohen edhe masat e tjera jofarmaceutike, si maskat dhe hapësirat”.
Sipas ECDC, rënia e infeksioneve të gripit në 2020-21, më shumë se 99 për qind më e ulët se norma, tregon se ndërhyrjet jofarmaceutike, si shmangia e grumbullimeve të panevojshme dhe mirëmbajtja e masave higjienike, nuk janë efektive vetëm në frenimin e përhapjes së SARS-CoV-2, por edhe të gripit.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit