Shqipëria

Njohja e patentë shoferëve të Shqipërisë nga Gjermania, në fazën e fundit

Kryeministri Edi Rama informoi sot se “procesi i njohjes së patentave shqiptare në Gjermani është në fazën e fundit të miratimit në Bundesrat, Dhoma e landeve të Gjermanisë”.

Kryeministri replikoi me një komentues në lidhje me shërbimet e situatës në Drejtorinë e Transporteve.

Rama tha se “kjo arritje nuk do ishte e mundur në rast se ky institucion do të ishte i mbytur nga korrupsioni dhe injoranca”, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.

“Kush merr shërbime sot në institucionet e Drejtorisë së Transporteve e di mirë se nuk të mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse shërbimet kalojnë përmes sistemeve digjitale që nuk njohin as militantë, as kushërinj. Dhe kaq e vërtetë është kjo, sa që e provon fakti që procesi i njohjes së patentave shqiptare në Gjermani, gjë që as nuk mendohej dot deri disa vite më parë, sot është në fazën e fundit të miratimit në Bundesrat, dhoma e landeve të Gjermanisë! Sharjet e përqeshjet nuk janë argumente”, tha Rama.