Kosova

Lorik Cana, mesazh për shqiptarët: Vaksina, mjeti i vetëm për të mbrojtur jetën

Cana thekson se nuk ka pasur asnjëherë dyshime mbi efektivitetin e vaksinave, derisa thotë se vaksina është mjet për mbrojtjen më të mirë të shëndetit.

Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, përmes një video-adresimi është bërë pjesë e fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve, për vaksinimit ndaj Covid-19.

“Mjeti më i mirë për ta përballur dhe luftuar dhe për ta tejkaluar këtë pandemi do të ishte vaksina. Ishte vetëm një çështje kohe që të gjithë besoj i kishim sytë e kthyer tek ajo. Dua të jem 100% i sinqertë që nuk kam pasur asnjë herë dyshime te efekti i vaksinës apo rezultateve të vaksinës, pavarësisht a mbulon plotësisht, a mbulon akoma pjesërisht si vaksinë e parë që është dalë, por kam qenë gjithnjë i sigurt që vaksina është një mjet që të ndihmon ty për t’u mbrojtur, por si prind kryesisht e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi dhe gjithsesi për të mbrujtur edhe prindërit e mi”, shprehet Cana, transmeton Albinfo.ch.

Videon e Canës e ka shpërndarë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Dhe me rrëfimin e Lorik Canës për vaksinimin, si i vetmi mjet për të mbrojtur jetën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

VIDEO:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=418609059634761&id=100044570103558