Lajme
Kush janë 10 njerëzit më të pasur të planetit
10 njerëzit më të pasur të planetit kanë një pasuri neto që shkon në 1,4 trilionë dollarë, e barabartë me Prodhimin e Brendshëm Bruto të Australisë.
Kush janë këta individë super të pasur dhe cili është burimi i pasurisë së tyre?
Një listë e përpiluar nga Visual Capitalist, tregon se Elon Musk është aktualisht njeriu më i pasur në gjithë botën, me një pasuri që shkon në 198 miliardë dollarë.
Ky fakt konfirmon më së miri performancën e shkëlqyer të ‘Teslas’ gjatë viteve të fundit. Me gjithë skepticizmin e disave, vlera e kompanisë së Musk ka ardhur në rritje.
Me një kapital aktual tregu prej 768 miliardë dollarësh, ‘Tesla’ vlen më shumë se gjashtë prodhuesit më të mëdhenj të makinave së bashku.
Musk i rrëmbeu kreun e klasifikimit Jeff Bezosit, i cili vetëm disa muaj më parë mbante titullin e njeriut më të pasur në botë. Ai renditet i dyti, por nuk është çudi që shumë shpejt të mund të rifitojë pozicionin që kishte, duke qenë se se është ‘kokë më kokë’ me Musk në shifra.
Në vendin e tretë të listës renditet Bernard Arnault, kreu i kompanisë luksoze ‘Louis Vuitton Mowt Hennessy’ (LVMH), që zotëron ‘Louis Vuitton’, ‘Dior’, ‘Fendi’, ‘Loro Piana’ dhe ‘Bulgari’. Ai është njeriu më i pasur në Europë dhe për një periudhë të shkurtër, në muajin maj, mbajti edhe titullin e njeriut më të pasur në botë.
Më tej renditja vijon me Bill Gates, Mark Zuckerberg, Larry Page, Sergey Brin, Steve Ballmer, Larry Ellison dhe Warren Buffett.
Teksa sheh klasifikimin, dy gjëra janë të dukshme:
Pjesa më e madhe e miliarderëve i përkasin industrisë së teknologjisë, përveç Bernard Arnault dhe Warren Buffett. Të gjithë ndodhen në Amerikë, përveç Arnault.
Duke pasur parasysh faktin që industria e teknologjisë ka vetëm prirje të rritet, ka gjasa që miliarderët amerikanë të vijojë mbretërimin edhe në të ardhmen./Euronews
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati