Lajme
Australi, liri lëvizjeje pas gati nëntë muajsh izolimi
Pas gati nëntë muajsh masazh izoluese, popullsia pesë milionëshe e qytetit australian Melburn do të lejohet të qarkullojë lirisht dhe pa maska në mjediset e jashtme. Kryeministri i shtetit australian Viktoria njoftoi se kjo vjen si rezultat i ritmit të shpejtë të vaksinimit, me gati 80% të popullsisë të vaksinuar plotësisht.
Qyteti i Melburnit ka mbajtur në fuqi disa nga masat më të forta të izolimit në botë në përballjen me COVID-19ën. Kryeministri i shtetit australian Viktoria, kryeqyteti i të cilit është Melburni, njoftoi se nga java e ardhshme do të fillojë lehtësimi i kufizimeve, ndërsa po arrin në 80% niveli i vaksinimit të plotë të popullsisë.
“Kemi një marrëveshje me komunitetin viktorian. I kërkuam të vaksinohet dhe ata e bënë në kohë rekord e në shifra rekord. Kjo do të thotë se tashmë duhet ta hapim vendin”, tha Daniel Andrews, kryeministër i shtetit australian Viktoria.
Me një popullsi prej rreth pesë milionë banorësh, Melburni kaloi 262 ditë, ose pothuajse nëntë muaj, me udhëzime për izolimin e njerëzve në banesa që nga marsi i 2020-tës, duke ia kaluar edhe rekordit të Buenos Airesit.Duke filluar nga e premtja, më 29 tetor, kur pritet të jetë vaksinuar plotësisht 80% e popullsisë së Viktorias, banorët e kryeqytetit Melburn do të lejohen të udhëtojnë lirisht dhe maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në ambiente të jashtme.
“Duhet të vendosim një sërë rregullash të reja dhe parametrash, të cilat do të jenë lehtësisht të zbatueshme, të thjeshta dhe të kuptueshme, sa më pranë të jetë e mundur me jetën normale”, tha Kryeministri Andrews./VOA
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje