Lajme
Pa u vaksinuar e gjithë bota, nuk fitohet lufta kundër Covid-19
Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë e tërë bota duhet të vaksinohet për ta ndalur zhvillimin e varianteve të reja të Covidit.
Në një intervistë për “Times Radio”, zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, tha se ajo që vërtet do të ketë një efekt në përhapje për të gjithë ne është që të sigurohemi që të ketë sa më pak virus në qarkullim përreth botës.
“Grupet me prioritetin më të lartë janë ato që ekspozohen ndaj virusit tërë kohën, punëtorët shëndetësorë, por prapë vetëm një në dhjetë persona është i vaksinuar në Afrikë tash për tash”, theksoi ajo.
“Jemi në pozitë të keqe në një pjesë të madhe të botës, do të shohim më shumë variante duke u zhvilluar, do të shohim më shumë përhapje dhe, edhe nëse në mënyrë magjike vaksina do të mbronte një popullsi me aq efikasitet sa kemi shpresuar, atëherë një variant mund të zhvillohet dhe ta zhbëjë tërë atë punë”, shtoi Harris.
Megjithatë, ajo paralajmëroi se vetëm vaksinat nuk do të mund ta nxjerrin botën nga pandemia, shkruan The Guardian.
“Problemi është te përqendrimi në një gjë. Vaksina nuk do të na nxjerrë nga kjo. Ne vërtet duhet të marrim masa të tjera. Duhet të jemi seriozë për të mos u bërë turmë. Ende duhet ta shikojmë përdorimin e maskave, sidomos kur jemi në mjedis të brendshëm”, tha zëdhënësja e OBSH-së.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit