Lajme
Mijëra veta po demonstrojnë në Bernë kundër masave të Kovidit
Sipas marrëveshjes me autoritetet e qytetit, kjo duhet të jetë protesta e fundit para votimit për ligjin Covid-19 që mbahet më 28 nëntor
Kundërshtarët e masave të kovidit janë mbledhur sot në Bernë. Sipas dëshmitarëve okularë, aty ndodhen disa mijëra njerëz.
Tubimi është miratuar nga Qyteti i Bernës dhe deri më tani nuk ka pasur incidente të rëndësishme, njofton agjencia e lajmeve SDA.
Pjesëmarrësit kanë marshuar në një rrugë të paracaktuar në drejtim të sheshit kryesor të qytetit, Bundesplatz ku tani po mbahen fjalime.
Qyteti i Bernës ka miratuar tubimin në fillim të javës, por me kushte të caktuara, trasnmeton albinfo.ch. Pra, kjo duhet të jetë protesta e fundit para votimit për ligjin Covid19 që mbahet më 28 nëntor.
Për këtë arsye, autoritetet e qytetit shpresojnë që demonstratat ilegale që janë zhvilluar të enjtet e kaluara gjithashtu do të ndalen.
Në prag të tubimit të së shtunës, në forumet përkatësetë kundërshtarëve të masave, në internet u ndez një debat i ashpër nëse ishte e drejtë që organizatorët e mitingut iu nënshtruan kushteve të qytetit.
Lëvizja “Massvoll”, për shembull, nuk merr pjesë zyrtarisht dhe në vend të kësaj shpërndan fletushka gjetkë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit