Lajme

Mërgimtarja shqiptare, një punonjëse e suksesshme në Bankën Botërore

Në prag të doktorimit në Universitetin e Pennsylvanias, SHBA.

Ajo është një nga femrat shqiptare që punoi shumë për të arritur synimet e saj profesionale.

Ornella Darova është profesioniste e suksesshme shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo punon për Bankën Botërore për rritjen e firmave në Ballkanin Perëndimor dhe është konsulente për OECD mbi çështjet e rregullimit dhe konkurrencës në ekonomi.

Ka përfunduar studimet pranë Universitetit Bocconi në Itali dhe ka qenë pjesë në disa projekte shkencore në vende të Afrikës Subsahariane.

Ajo gjithashtu ka një eksperiencë në Ugandë dhe Sierra Leone, duke u specializuar në ekonominë e zhvillimit.

Aktualisht është në vitin e tretë të studimeve doktorale pranë Universitetit të Pennsylvanias, SHBA. /Albinfo.ch