Kuriozitete
Renault ul edhe më tej prodhimin për vitin 2021
Mungesa e çipave

Në një prononcim të fundit, grupi Renault ka thënë se humbjet e prodhimit në vitin 2021 për shkak të mungesës globale të çipave do të ishin shumë më të mëdha se sa parashikohej më parë, por ruajti perspektivën e fitimit falë çmimeve të larta të veturave dhe shkurtimeve të kostos.
Thuhet se mungesa e çipave, të përdorura në çdo gjë, nga sensorët e frenave, drejtuesit elektrik e deri te sistemet argëtuese, ka bërë që prodhuesit e veturave në mbarë botën të ulin apo edhe të pezullojnë prodhimin, duke rritur çmimet e veturave.
Ashtu si kompanitë e tjera, Renault e ka fokusuar prodhimin në modele më fitimprurëse.
Prodhuesi i veturave ka thënë se humbjet e tij të prodhimit për vitin 2021 tani do të jenë afër 500.000 vetura, ose më shumë se dyfishi i 220.000 njësive të parashikuara në fillim të shtatorit. Më shumë se 170.000 njësi u humbën në tremujorin e tretë.
Prodhuesi i veturave ka thënë se deri në fund të shtatorit libri i tij i porosive kishte arritur nivelin më të lartë në 15 vjet, për ekuivalentin e shitjeve me vlerë 2.8 muaj.
Renault shtoi se çmimet më të larta të veturave nënkuptonin se pavarësisht një rënie prej 22.3 për qind në shitjet globale, të ardhurat e tremujorit të tretë kishin rënë me 13.4 për qind në 8.98 miliardë euro nga 10.37 miliardë një vit më parë.
Kompania përsëriti se marzhi i saj i funksionimit gjatë gjithë vitit do të jetë afërsisht i njëjtë me 2.8 për qind që raportoi për gjysmën e parë të vitit.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mërgata shqiptare shënon 30 Gushtin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë Njoftim për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, me moton PËRDERISA I KUJTOJMË,...
-
“Fabrika e shpirtit”, poezia që shpërthen kornizat e ngurta të një libri
-
Pushime pa valixhe: Pasagjerët nga Zvicra mbërrijnë në Kosovë pa bagazhe
-
Arrestohet mërgimtari i cili shkaktoi aksidentin ku vdiq një motoçiklist
-
Pse Mira Murati refuzoi ofertën miliarda dollarë nga Zuckerbergu?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk kultivon kafe, por si ndryshoi botën dhe mënyrën e konsumimit të saj Zvicra, edhe pse nuk prodhon asnjë kokërr kafeje, ka qenë vendi që ka revolucionarizuar mënyrën se...
-
Gjenevë: Mërgata shqiptare shënon 30 Gushtin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë
-
Një milioner i ri në shortin e Lotos Zvicerane
-
Ku udhëtojnë zviceranët gjatë pikut të verës?
-
Zvicra djeg gjithnjë e më shumë dru për ngrohje