Shqipëria
37,8% e shqiptarëve të prekur nga COVID
37,8% e shqiptarëve shprehet se janë prekur nga COVID-19. Thënë ndryshe, afërsisht 830,000 qytetarë.
Rezultati i dalë nga anketimi i muajit shtator-tetor i Barometrit me kompaninë MRB në Euronews Albania, jep edhe një pasqyrë të shpërndarjes gjeografike të këtyre qytetarëve.
Shumica e qytetarëve të prekur (29.3%) shprehen se janë infektuar në periudhën shtator 2020 – dhjetor 2020.
Në Tiranë, 42,8% e qytetarëve deklaruan se e kanë kaluar koronavirusin. E ndarë në rajone, niveli më i lartë i infektimeve vihet re se është në Shqipërinë e Mesme.
Nga të prekurit, 60% shprehen se e kanë kaluar virusin me simptoma të lehta kurse 17% me simptoma të rënda.
Të pyetur nëse kanë dikë nga familja bërthamë e deri tek kushërinjtë e parë, që ka humbur jetën nga COVID-19, 7,9% e qytetarëve thanë po.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri ka pasur 2,855 viktima të shkaktuara nga coronavirus.
Të dhënat dali nga sondazhi kombëtar i Barometrit me kompaninë MRB në Euronews Albania, i organizuar në datat 21 shtator – 3 tetor me 1 mijë intervista ballë për ballë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit