Lajme
Doza përforcuese e Pfizer, 95.6% efektive kundër simptomave të COVID-19
Një studim i kryer nga dy laboratorë zbuloi se një dozë përforcuese e vaksinës COVID-19 të Pfizer ishte 95.6% efektive kundër simptomave të sëmundjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studimi, i kryer mbi 10.000 njerëz mbi moshën 16 vjeç, tregon “një efikasitet relativ prej 95.6%” dhe një “profil të favorshëm sigurie”, sipas një deklarate.
Vaksina, e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, u administrua si një dozë e tretë për njerëzit që kishin pasur më parë dy doza.
Sipas kompanive, doza përforcuese “rivendosi mbrojtjen e vaksinës kundër COVID-19 në nivelet e larta të arritura pas dozës së dytë, duke treguar një efikasitet relativ të vaksinës prej 95.6% në krahasim me ata që nuk morën një dozë përforcuese”.
Kështu, kompanitë thanë se planifikojnë t’i paraqesin informacionet FDA -së amerikane, Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) dhe agjencive të tjera.
“Këto rezultate demonstrojnë edhe një herë dobinë e dozave përforcuese në përpjekjet tona për të mbrojtur popullatën kundër kësaj sëmundjeje”, ka thënë Albert Bourla, shefi ekzekutiv i Pfizer, i cituar në deklaratë.
Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte rreth 53 vjet.
Ndryshe, disa vende tashmë kanë lejuar një dozë përforcuese për të rritur imunitetin tek njerëzit e vaksinuar, e cila duket të bjerë pas disa muajsh, sipas disa studimeve.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit