Lajme
Sami Musa braktis SPD-në dhe Grupin Parlamentar në Parlamentin e Hamburgut
Ai si kandidat ishte në një pozitë të ulët në listën e SPD. Por, kryesisht falë mbështetjes nga komuniteti shqiptar, kishte arritur të bëhej deputet
Anëtari i parlamentit të Hamburgut, Sami Musa nga Eißendorf-i ka dhënë dorëheqjen si nga partia (SPD) ashtu edhe nga grupi parlamentar.
Ai kishte braktisur partinë që më 1 tetor, pas më shumë se dhjetë vjetësh aktivitet. Por vetëm dje, më 20 tetor, ai i ka dorëzuar kryetarit të grupit parlamentar Dirk Kienscherf, deklaratën e dorëheqjes nga grupi parlamentar. Këtë e ka bërë në takimin e grupit parlamentar në bashkinë e Hamburgut, shkruan www.besser-im-blick.de.
“Unë kam qenë anëtar aktiv i SPD për më shumë se dhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe kam vepruar si në nivel qarku, në grupin parlamentar dhe në vetë parlamentin e Hamburgut dhe kam qëndruar gjithmonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve në emër të SPD-së”, thotë Sami Musa.
Ishte një kohë mësimi dhe e pasur me përvojë për të, transmeton albinfo.ch. “Për këtë kohë do të doja të falënderoja të gjithë anëtarët e SPD që më mbështetën dhe më shoqëruan në rrugën time politike”.
Por: “Megjithatë, unë arrita në përfundimin se nuk mund t’i arrij qëllimet e mia politike si pjesë e SPD në mënyrën që mendoj se është e drejtë. Unë kam detyrim ndaj qytetarëve që përfaqësoj. Ata kanë të drejtë të kërkojnë që unë të punoj në mënyrë konstruktive dhe aktive për shqetësimet e tyre. Në këtë moment, kjo nuk ishte më e mundur për arsye të ndryshme, përfshirë një arsye personale”, përcjell albinfo.ch.
Asgjë nuk ka ndryshuar në identitetin dhe qëndrimin e tij politik, ka thënë më tutje Musa.
Sami Musa vjen nga një familje gastronomësh në Harburg të Hamburgut. Babai i tij Xhelil Musa, emigrant nga Kosova, erdhi në Gjermani në vitin 1970 dhe hapi restorantin e tij të parë në vitin 1983. Ai ka drejtuar gjithsej njëmbëdhjetë restorante, më së fundi restorantin dhe hotelin “Musas Grüne Tanne” në Bremer Strasse.
Xhelil Muisa gjithashtu ka themeluar klubin e futbollit “FC Musa”.
Ndërsa Sami Musa, i cili iu bashkua SPD -së si babai i tij, është zgjehdur deputet në Parlamentin e Hamburgut në shkurtin e kaluar.
Duhet theksuar se ai si kandidat ishte në një pozitë më të ulët në listën shtetërore zgjedhore të SPD. Por për shkak të mbështetjes së tij në komunitetin shqiptar, ndër të tjera, ai arriti të ngjitej në listë përmes votave të drejtpërdrejta dhe të bëhej deputet.
Aty, politikani 36-vjeçar është i përfshirë në Komisionin për çështje evropiane, në Komisionin për Familjet, Fëmijët dhe Rininë si dhe në komisionin e kontributeve.
Ai gjithashtu thotë se nuk dëshiron të ndahet me rrugë konflikti me partinë dhe grupin parlamentar. “Më mirë do të doja t’i falënderoja për bashkëpunimin shumëvjeçar”, thotë Musa.
Sami Musa dëshiron të mbajë mandatin e deputetit, përcjell albinfo.ch. “Si anëtar i parlamentit, unë jam i përkushtuar vetëm për ndërgjegjen time, prandaj do ta ushtroj mandatin tim deri në fund të periudhës legjislative”, thotë ai.
“Unë do të vazhdoj të punoj për një të ardhme më të mirë dhe mirëqenien e këtij qyteti dhe qytetarëve të tij”.
Sami Musa është shqiptarogjermani i parë që ka arritur të zgjidhet deputet në Parlamentin e një qyteti të madh gjerman, siç është Hamburgu.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane