Lajme
Bullgaria e bën certifikatën e gjelbër të detyrueshme pas rritjes së infektimeve
Bullgaria prezantoi të martën një certifikatë të gjelbër, që do të jetë e detyrueshme për të vizituar restorantet, teatrot, kinematë, sallat e koncerteve, palestrat, klubet dhe qendrat tregtare, pasi vendi po përballet me një rritje të infektimeve me COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë ,Stoycho Katsarov, shpjegoi se karta e re digjitale ose letra e shëndetit vërteton se mbajtësi i saj është vaksinuar, është shëruar kohët e fundit nga COVID-19 ose ka dalë negativ.
“Numri i të infektuarve po rritet, numri i vdekjeve po rritet gjithashtu, gjë që na detyron të marrim masa shtesë”, tha ai, duke paralajmëruar se vendet që nuk ndjekin rregullat do të mbyllen.
Vendi me 7 milionë banorë raportoi 4.979 infektime të reja dhe 214 vdekje të martën. Sipas të dhënave zyrtare, 94% e viktimave kanë qenë të pavaksinuar.
Zyrtarët shëndetësorë fajësojnë mosbesimin publik te vaksinat dhe qeveria (vetëm një në katër të rritur është vaksinuar me dy doza) për përhapjen e madhe të virusit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit