Lajme
Paga e pilotëve në Zvicër, e dyta më e lartë
Pagesa e pilotëve varet nga shumë gjëra, sikurse sa kohë ka qenë një pilot me kompaninë që punon, nëse piloti punon për një linjë ajrore rajonale ose një linjë ajrore kryesore me destinacion të largët, rajonin apo vendin në të cilin punon piloti, vjetërsinë e tij, dhe nëse ai ose ajo është një “officer” i parë ose një kapiten fluturimi. Pastaj të mos harrojmë gjendjen e industrisë së aviacionit në përgjithësi. Pilotimi është gjithashtu i lidhur me shëndetin ekonomik global, transmeton albinfo.ch.
“Përafërsisht 9400 detaje që vijnë nga kontratat kolektive të punës, si dhe rekomandimet, statistikat”, paga e pilotëve është nga më të lartat në Zvicër, tha Livia Tosoni, autori i librit të pagave.
Tosoni tha se gjetjet e studimit nuk tregojnë ndikimet e mëdha të pandemisë në lidhje me pagën, pavarësisht se ka ndikuar në këtë fushë fuqishëm për të keq.
Bazuar në njohuritë e sotme, zhvillimi i pagave nga 2020 në 2021 ishte më i ulët se në vitet e tjera.
Por, ajo çfarë duhet të theksohet se pilotët në Zvicër janë puntorët më të paguar, pavarësisht ndikimeve të koronavirusit – duke marrë në page mujore 8,365 deri në 9,361 franga, varësisht nga destinacioni që udhëton, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa, ashtu si vitet e mëparshme, puna më e paguar në Zvicër është një Zyrtar Kryesor Financiar, i cili ka një pagë mesatare mujore prej 14,231 frangash. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vendosë gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s Google nuk ka pse të fshijë artikujt në lidhje me shoqatën botërore të futbollit FIFA nga...
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA
-
Shkenca kritikon të shtënat e planifikuara mbi tufën e ujqërve