Lajme
Mathys (BAG): Situata, “relativisht e mirë” – me re të errëta në horizont
Një lehtësim i shpejtë dhe i qartë për të sëmurët rëndë, nuk pritet së shpejti. Prandaj situata në spitale mbetet e tensionuar
Në Bernë, në këto çaste BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik) është duke e mbajtur një konferencë shtypi për gjendjen aktuale të pandemisë.
Patrick Matyhs, Shef i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në BAG, ka dhënë një pasqyrë të përgjithshme të situatës aktuale të koronës, raporton srf.ch.
Numri i rasteve po bie në shumicën e kantoneve. Incidencat ndryshojnë midis 70 dhe 530 infeksioneve për 100,000 banorë. Incidencat më të larta gjenden ende në popullatën e re dhe në rajonet me shkallë të ulët të vaksinimit, thotë Mathys.
Një lehtësim i shpejtë dhe i qartë për të sëmurët rëndë, sipas Mathys, nuk pritet së shpejti. Prandaj situata në spitale mbetet e tensionuar.
Numri i testimeve ka rënë ndjeshëm (qëkur testet janë bërë me pagesë). Shkalla e pozitivitetit, megjithatë, është rritur. Vlera e riprodhimit ndonjëherë rritet përsëri mbi 1, gjë që mund të çojë në rritje të sërishme të numrit të infeksioneve.
“Ne shohim një prirje drejt përkeqësimit të epidemisë,” tha Mathys. Shpejtësia e vaksinimit nuk do të jetë e mjaftueshme për të kundërshtuar këtë zhvillim negativ”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit