Lajme
Fauci: Mosvaksinimi rrezikon valën e pestë të pandemisë
Antony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Joe Biden, deklaroi se amerikanët e pavaksinuar përbëjnë një kërcënim për një valë të pastë të pandeminë COVID-19 në SHBA, shkruan faqja e internetit thehill.com.
“Problemi është se ne kemi ende rreth 66 milionë persona që mund të vaksinohen dhe ende nuk e kanë bërë. Shkalla në të cilën ne vazhdojmë të zbresim në atë pjerrësi, do të varet nga vaksininimi i sa më shumë njerëzve”, shtoi Fauci për prezantuesin e ”Fox News Sunday”, Chris Wallace.
“Nëse nuk veprojmë, ekziston gjithmonë rreziku që të ketë viruse të mjaftueshme në qarkullim për të qenë në gjendje të ndalojnë zvogëlimin e numrit të rasteve, pra ekziston rreziku i rilindjes së virusit’’, theksoi Fauci.
Ai shpjegoi megjithatë se ‘’një ringjallje e një vale tjetër të rasteve COVID-19 ishte e parandalueshme’’, duke thënë se ‘’sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më pak të ngjarë të ketë një valë tjetër në këtë dimër’’.
Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 77 për qind e amerikanëve 12 vjeç e lart janë vaksinuar të paktën pjesërisht, ndërsa 67 për qind janë plotësisht të vaksinuar.
Presidenti Biden publikoi përparimin që SHBA kanë bërë javët e fundit, duke vënë në dukje se shtrimet në spitale kanë rënë me 38% dhe rastet e COVID-19 kanë rënë me 47%, në gjashtë javët e fundit.
Sidoqoftë, ai paralajmëroi se vendi ishte në një “periudhë kritike” dhe u bëri thirrje atyre që nuk janë vaksinuar ta kryejnë atë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit