Kosova

Lëvizja Vetëvendosje në balotazh, në 12 komuna

Referuar rezultateve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) del se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, por do të shkojë në balotazh në 12 komuna në nivel vendi, përcjell albinfo.ch.

Në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime kandidatët e tyre janë të parët me përqindjen e rezultateve në balotazh.

Sipas KQZ-së, deri më tani kandidati i LVV-së, Arben Vitia, prin me 42.26 për qind kundrejt Përparim Ramës nga LDK-ja me 29.34 për qind.

Ndërsa, në tetë komunat e tjera shkon në balotazh si e dyta. Komuna ku LVV garon më 17 nëntor janë Gjakova, Rahoveci, Fushë-Kosova, Podujeva, Kaçaniku, Obiliqi, Vitia dhe Kamenica.

Ndryshe, LVV në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kishte fituar me 50.2 për qind të votave në nivel vendi.