Kosova
Media sociale – shtysë për sektorin e hotelerisë
Bizneset hoteliere si Hostel “Oda” kanë marrë këshilla nga SDC se si të shfrytëzojnë përdorimin e kanaleve ekzistuese të mediave sociale, faqeve të internetit dhe platformave të shitjes në internet etj.
Gjethe kacavjerrëse rrethojnë derën ku menjëherë të bien në sy vlerësimi 9.9 nga HostelWorld dhe 9.6 nga Booking, si dhe njoftimi se për vitin 2020, Tripadvisor e ka propozuar këtë vend si “zgjedhja e udhëtarit”. Lutja për t’i rënë ziles të hap derën për të hyrë brenda mjedisit të ngrohtë dhe mikpritës të Hostel “ODA”.
Që nga viti 2016, Hostel “Oda” është një ndër adresat e turistëve të huaj që vizitojnë Prishtinën. Jeton Latifi, pronari i hostelit, përkujdeset që përvoja e mysafirëve të jetë sa më e mirë dhe këtë e tregojnë edhe vlerësimet që ka marrë kjo njësi akomoduese në kryeqytet. Një tjetër përparësi e hostelit është se gjendet në zemër të një lagjeje në qendër të Prishtinës, ku ka qetësi dhe atmosferë tipike prishtinase.
“Jam rritur në një familje që ka patur gjithnjë biznes në hoteleri. Kjo ka ndikuar që të kem pasion për këtë veprimtari. Pas luftës, puna ime e parë ka qenë në recepsionin e një hoteli dhe kam kuptuar se puna në fushën e akomodimit më flen në zemër” tregon Jetoni, i riu prishtinas, që pasionin e ka konkretizuar në biznes.
Shtëpia e dikurshme familjare është adaptuar në hostel. Jetoni ka realizuar me mjeshtëri kombinimin e mjedisit familjar me elemente të ditëve moderne, për ta bërë hapësirën sa më tërheqëse dhe të rehatshme për të gjithë mysafirët. Në katin përdhes, hosteli ka dhomën e përbashkët të ndenjes ku është dhe hapësira e recepsionit, si dhe kuzhinën. Kapaciteti është për 18 vetë, që mund të akomodohen në dhoma të përbashkëta me gjashtë shtretër, ose në dhoma private për 1 deri në 3 persona.
“Pauza” e pandemisë shfrytëzohet për të bërë rinovime
Pandemia gjatë vitit 2020 ka ndikuar negativisht në ecurinë e biznesit, por Jetoni e ka shfrytëzuar kohën për të bërë rinovime dhe rregullime të tjera në hostel, në mënyrë që të ishte i përgatitur mirë për hapjen e sezonit të ri. Këtë vit, ai është fokusuar më shumë edhe në aspektin e marketingut dhe promovimit online të Hostelit “ODA”.
“Jam i pranishëm në rrjete sociale, si Facebook dhe Instragram, po ashtu në platforma të rezervimit online si booking, HostelWorld, AirBnb dhe thelobbyboy” tregon Jetoni. Ndërkohë, ai është duke marrë konsulencë për shfrytëzimin e rrjeteve sociale si kanal shtesë të marketingut dhe shitjeve. Po ashtu, ne planin e punës së tij është edhe zhvillimi i një uebfaqeje që ta lehtësojë edhe më shumë procesin e rezervimit dhe promovimit.
Në të vërtetë, shfrytëzimi më i mirë dhe me strategji i rrjeteve sociale për promovim, marketing dhe shitje për hostele është një hap në drejtimin e duhur. Shumica e udhëtarëve që zgjedhin të akomodohen nëpër hostele e shpenzojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre online. Përveç platformës HostelWorld apo motorit kërkimor Google, edhe Facebook, Instagram apo Twitter janë ndër mënyrat më të shpeshta si udhëtarët përzgjedhin hostelin dhe bëjnë rezervimin.
Për t’i përkrahur bizneset e vogla në Kosovë që të marrin veten pas situatës së shkaktuar nga pandemia, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim nisi këtë vit implementimin e aktivitetit të ofrimit të konsulencës për marketing nëpërmjet mediave sociale për to. Ky aktivitet, që menaxhohet nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i organizatës Swisscontact, ka targetuar një numër të madh të bizneseve nga fusha e përpunimit të ushqimit dhe hotelerisë, një ndër to është Hostel “ODA”.
Çfarë këshillash marrin bizneset hoteliere
Një tjetër biznes nga sektori i turizmit që ka marrë përkrahje për zhvillimin e një strategjie të integruar të marketingut nëpërmjet mediave sociale është Villa “LURA”, që fokusohet në turizëm rural dhe agroturizëm. Këto biznese hoteliere kanë marrë këshilla se si të shfrytëzojnë në mënyrën më të mire përdorimin e kanaleve ekzistuese të mediave sociale, faqeve të internetit dhe platformave të shitjes në internet, si edhe këshilla rreth përmbajtjes, marketingut me email dhe marketingut me influencues.
Konsulenca për këto biznese ka përfshirë krijimin dhe këshillat për menaxhimin e profileve të biznesve në Facebook dhe Instagram, këshilla për krijimin e përmbajtjes së postimeve: si të bëhet rritja organike e audiencës dhe klientëve potencialë, targetimi i audiencës së duhur, krijimi i strategjisë për fushata të paguara dhe menaxhimi i këtyre fushatave.
Një ndër pengesat që haset rëndom tek bizneset e përkrahura është se shumica e tyre janë biznese individuale dhe nuk kanë njohuri të thelluara lidhur me rëndësinë e rrjeteve sociale si mjet i marketingut.
“Duke pasur parasysh se bizneset të cilave u kam ofruar konsulencë kanë qenë kryesisht biznese familjare, jam përkushtuar që këshillimin tim ta orientoj tek familjarët që kanë entuziazëm më të madh t’i kontribuojnë rritjes së biznesit, duke përdorur rrjetet sociale si mjet marketingu” tregon Ariana Demaj, një ndër konsulentet e angazhuara për këtë aktivitet.
“Potencialin më të madh sa u përket bizneseve me të cilët kam bashkëpunuar e shoh tek cilësia e shërbimeve apo produkteve që ofrojne, tek autenticiteti i produkteve të tyre dhe përkushtimi maksimal në rritjen e biznesit të tyre” thotë Ariana. Ajo jep një këshillë me rëndësi. “Në fushën e rrjeteve sociale, progresi nënkupton ndërmarrjen e hapave konkretë për zhvillimin e faqeve në rrjete sociale, ndërsa suksesi tregon rerzultatin e hapave të tillë, si shprehje e impaktit në terma afatmesëm apo afatgjatë”.
Ndihmesa e SDC
Për t’i përkrahur bizneset e vogla në Kosovë që të marrin veten pas situatës së shkaktuar nga pandemia, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim nisi këtë vit implementimin e aktivitetit të ofrimit të konsulencës për marketing nëpërmjet mediave sociale për to. Ky aktivitet, që menaxhohet nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i organizatës Swisscontact, ka targetuar një numër të madh të bizneseve nga fusha e përpunimit të ushqimit dhe hotelerisë, një ndër to është Hostel “ODA”.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë