Kosova

Ahmeti: Do ta dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se Prishtina do të shkojë në balotazh.

Ahmeti ka thënë se “do ta dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor”.

“Suksese të gjithë kandidatëve sot! Ndjenjë ndryshe me votu pa qenë kandidat. Megjithatë, votë tepër me rëndësi për mua se kujt do t’ia dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.