Lajme
Arabi Saudite: Haxhinjtë në Mekë falen sërish pa rregulla të distancës
Qindra pelegrinë me rroba të bardha qëndronin krah për krah ndërsa luteshin në oborrin e xhamisë. Janë hequr ngjitëset në dysheme për rregullat e distancës
Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, në Xhaminë e Madhe të Mekës, në Arabinë Saudite është zhvilluar rituali i lutjeve pa rregulla të distancës.
Pas lehtësimit të masave, falja atje tani do të zhvillohet përsëri “normalisht”, ka njoftuar të dielën qendra shtetërore e komunikimit, shkruan srf.ch.
Qindra pelegrinë me rroba të bardha qëndronin krah për krah ndërsa luteshin në oborrin e xhamisë. Ngjitëset në dysheme për të respektuar rregullat e distancës po ashtu janë hequr.
Që nga e diela, xhamia e famshme është hapur përsëri me kapacitet të plotë.
Po ashtu nga e diela, ka pasur një lehtësime të ndjeshme të masave të koronës edhe në fusha të tjera të jetës në vend, transmeton albinfo.ch.
Kështu, në të ardhmen, njerëzit në Arabinë Saudite nuk do të duhet të mbajnë maska të fytyrës në ambientet e jashtme, por ky detyrim do të vazhdojë të zbatohet brenda.
Në kuadër të këtyre lehtësimeve, normaliteti po kthehet gjithashtu edhe në restorante, kinema, vende dasmash dhe në transportin publik lokal.
Në Arabinë Saudite, rreth 60 për qind e 34 milionë banorëve janë plotësisht të vaksinuar.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit