Lajme
Pas kundërshtarëve, tani në Zvicër protestojnë edhe përkrahësit e masave!
Disa qindra veta kanë demonstruar në Bernë për solidaritet në krizën e koronës dhe kanë kritikuar ashpër kundërshtarët e masave
Sot, në disa qytete zvicerane, disa mijëra njerëz kanë protestuar sërish kundër masave të koronës. Rreth 3,000 njerëz janë mblodhur në tubimin më të madh në Rapperswil-Jona SG në skajin e sipërm të Liqenit të Cyrihut.
Vlerësimi për numrin e pjesëmarrësve vjen nga Policia e Kantonit St. Gallen. Nuk ka pasur probleme, është shprehur një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Po ashtu sot, në Baden AG, sipas policisë së kantonit Aargau, rreth 1.500 njerëz kanë marrë pjesë në një tubim paqësor, transmeton albinfo.ch.
Në fillim ka pasur grindje mes pjesëmarrësve të mitingut dhe një numri kundërdemonstruesish. Sidoqoftë, “kokat e nxehta” në të dy anët janë neutralizuar nga policia dhe kalimtarët e rastit.
Një tubim me rreth 800 deri në 1000 pjesëmarrës është mbajtur gjithashtu në Lozanë pasdite. “Berset, ne nuk duam pasaportat (certifikatat) tuaja” dhe “Liberté”, thërrisnin pjesëmarrësit që marshonin pa maska mbrojtëse.
Demonstrata e miratuar kaloi pa incidente, ka njoftuar policia e qytetit.
Nga ana tjetër, kanë filluar të aktivizohen edhe “kundërshtarët e kundërshtarëve të masave”, shkruan albinfo.ch.
Disa qindra veta kanë demonstruar në Bernë për solidaritet në krizën e koronës dhe kanë kritikuar ashpër kundërshtarët e masave. “Të pengohen konspiracionistët dhe nazistët”, mund të lexohej në një transparent në krye të paradës.
Ky tubim nuk ishte miratuar nga policia, e cila ka shoqëruar lëvizjen nëpër qendrën e qytetit, por nuk ka ndërhyrë. Praktikisht, të gjithë pjesëmarrësit mbanin maskë.
Aleanca e majtë me këtë marshim donte të dërgonte një sinjal kundër demonstratave që ajo i sheh si veprimtari ekstremiste të krahut të djathtë të muajve të fundit, përcjell albinfo.ch. “Në Bernë ne kemi heshtur dhe kemi shikuar për një kohë të gjatë. Ne nuk mund të pranojmë më tutje marshime të tilla pa i kundërshtuar”, thuhej në një fletëpalosje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit