Lajme
Kritika për formularin e hyrjes në Zvicër: “Kërkon së tepërmi të dhëna”
“Në situatën aktuale ne jemi të varur nga emri, numri i telefonit celular dhe adresa e shtëpisë. Të dhënat e tjera nuk janë të rëndësishme për ne"
Të gjithë ata që kthehen në Zvicër pas pushimeve të bëra jashtë vendit ka më shumë se një muaj që janë të detyruar të plotësojnë një formular hyrjeje. Dhe këtë duhet ta bëjnë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar, shëruar ose testuar, shkruan srf.ch.
Ata që kthehen pa një dokument të tillë rrezikojnë të ndëshkohen me një gjobë prej 100 frangash.
Formulari kërkon shumë informacione, së tepërmi shumë, thotë Sara Stalder, drejtoreshë e Fondacionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, transmeton albinfo.ch. Ajo thotë: “Ky formular hyrjeje është një formë shumë `i uritur për të dhëna`”.
Ajo që është veçanërisht e bezdisshme në këtë rast është se jo i gjithë informacioni që kërkohet aty është vërtet i nevojshëm.
Po kjo konfirmohet për srf.ch edhe nga Beat Lauper, Shef i Gjurmimit të Kontakteve në Kantonin e Cyrihut. E gjithë ajo që nevojitet është një përzgjedhje e të dhënave, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në formularin për të cilin bëhet fjalë këtu, kërkohen, ndër të tjera, edhe numri i targës së automjetit, data e lindjes etj.
Lauper thotë më tutje: “Në situatën aktuale ne jemi të varur nga emri, numri i telefonit celular dhe adresa e shtëpisë. Të dhënat e tjera nuk janë të rëndësishme për ne”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor