Portrete të firmave
“SV Treuhand”, partner i besueshëm i shërbimeve të kontabilitetit në Bernë
Qëllimi i Sali Vranovcit është krijimi i një emri të besueshëm. Për të, me rëndësi jetësore është ofrimi i shërbimeve me cilësi dhe fitimi i besimit tek çdo ndërmarrje dhe biznes
“SV Treuhand Schweiz GmbH”, është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare, si kontabilitet, regjistrim të bizneseve, shërbim tatimor si dhe këshillim për çështjet financiare për persona privatë dhe juridikë në Zvicër. “SV Treuhand”, e themeluar në vitin 2019, drejtohet nga Sali Vranovci i cili ka krijuar një emër të respektuar në fushën e ofrimit të shërbimeve të kontabilitetit financiar. Ai sot gëzon një reputacion të lartë në Kantonin e Bernës. Puna dhe shërbimet që ofron“SV Treuhand Schweiz GmbH”, ka bërë që klientët të jenë tejet të kënaqur.
Sali Vranovci, 10 vite më parë kishte ardhur ne Zvicër për t`iu bashkuar bashkëshortes së tij e cila jetonte prej kohësh në Zvicër. Idetë e tij ishin te qarta, ai dëshironte te bëhej kontabilist i suksesshëm. Hapi i madh ishte kur atij iu pranua diploma e Shkollës së mesme Ekonomike, Banka, Financa dhe Kontabilitet. Qëllimi tij ishte që të behej sikur gjyshi i tij, kontabilist. Për të arritur shkallën prej eksperti të firmave, ai mbaroi shkollën si “Sachbearbeiter Rechnungswessen & Treuhand” dhe në mars të vitit 2022 ka provimet për “Fachausweiss”.
Në një intervistë për albinfo.ch Saliu, tregon se fillimi nuk ishte aspak i lehtë. Për t`i financuar shkollimet ai ka punuar punë të ndryshme ku vlen të veçohet se ai për një vit ka qenë përkthyes në Policinë Kantonale të Bernës, dhe ishte po ashtu trajner i futbollit, ku i ishin besuar edhe financat e klubit.
Në vitin 2015 Saliu vendosi të merrte hapin e madh në karrierë, të futet në rrugën e biznesit. Në po atë vit ai krijoi firmën e tij personale. Ndërsa më pas, në vitin 2017 me një partner zviceran, me të cilin edhe sot është bashkëpronar, ai vendosi ta zgjeronte aktivitetin e tij. Në vitin 2019 krijoi firmën “SV Treuhand Schweiz GmbH”.
“SV Treuhand Schweiz GmbH” është afër bizneseve, duke ju shërbyer në përmbushjen e kërkesave që kanë si biznese. “Pos mbajtjes se librave financiarë, këshillojmë personat juridikë dhe privatë, krijojmë firma të reja si p.sh: Einzelfirma, GmbH, AG si dhe bëjmë mbushjen e tatimeve për personat privatë dhe juridikë.
“SV Treuhand Schweiz GmbH”, tash tri vite sa është në tregun zviceran, është një adresë tek e cila bizneset mund të gjejnë përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe obligimeve që i duhen një firme për të qenë në rregull në librat e financave. Gjatë këtyre viteve “SV Treuhand” ka arritur të krijojë bashkëpunime me disa partnerë të ndryshëm me ç` rast, me klientëve me përvoja të ndryshme u ofron zgjidhjet më të mira.
“Mbas kërkesave të shtuara kemi vendosur që shumë shpejt të hapin një filial në Cyrih, ku do jemi edhe me afër klientëve tanë atje, e pse jo edhe klientëve të rinj”, shprehet Sali Vranovci.
/Shkrim i sponzorizuar/
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriSali Vranoci
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Bernë
- Profesioni:Kontabilist
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun