Lajme
Kina heton origjinën e COVID-19, test për 200 mijë mostra të gjakut në Wuhan
Kina po përgatitet të testojë deri në 200.000 mostra të gjakut nga qyteti Wuhan, si pjesë e një hetimi për origjinën e Covid-19. Mostrat e gjakut do të përfshijnë edhe ato të muajve të fundit të vitit 2019.
Mostrat janë një burim i mundshëm i informacionit kyç që mund të ndihmojë në përcaktimin se kur dhe ku virusi kaloi për herë të parë te njerëzit, kush u infektua për herë të parë, moshën dhe profesionin e tyre.
Kampionët e gjakut janë ruajtur në Qendrën e Gjakut në Wuhan për 2 vjet, në rast se ato nevojiten si dëshmi në çdo çështje ligjore që lidhet me dhurimet e gjakut.
Ekspertët konfirmojnë se rasti i parë i raportuar ishte në Wuhan më 8 dhjetor, por mund të ketë raste të tjera më të hershme.
Gjithashtu ekspertët sugjerojnë që mostrat e gjakut mund të dërgohen në Gjenevë, ose në një destinacion tjetër neutral, për të lejuar që ekspertët e OBSH-së të marrin pjesë në testim.
Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka formuar një grup të ri me 26 ekspertë për të përcaktuar origjinën e Covid-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë nënvizon se “puna e një grupi të ri hulumtues mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19”./Euronews
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025