Lajme

Ujëvara në Dubai që po mahnit mysafirët me ujin shumëngjyrësh

Kjo veçori e ujit katërkatësh që të mahnit sapo është zbuluar në Expo 2020 Dubai.

Duke qëndruar nën instalimin e lartë, vizitorët ndjehen sikur do të përfshihen në një ujëvarë para se ajo papritmas të zhduket nën këmbët e tyre. E titulluar “Surreal”, ajo u projektua në Los Angeles, California, nga firma e ujit WET.

“Ne po kombinojmë këtu krijimtarinë e asaj që mund të bëjë njeriu – njerëzimi në të mirën tonë – me fuqinë dhe pasurinë e natyrës”, thotë CEO i kompanisë, Mark Fuller. “Po sjell gëzim për njerëzit. Ata po e shohin atë pothuajse si natyrë, por të gdhendur në një skulpturë nga njeriu”.