Kosova
Tetori do të jetë përsëri rozë! “Kancerit të gjirit nuk i intereson kush je”
Arbela Statovci, sipërmarrëse dhe politikane nga Cyrihu, e cila u diagnostikua me kancer të gjirit disa muaj më parë, flet për njerëzit me kancer dhe familjarët e tyre.
Arbela dëshiron t’i motivojë njerëzit të flasin hapur për kancerin. Për këtë duhet guxim.
“Ajo që po mësoj aktualisht është një filozofi krejtësisht e ndryshme e jetës. Po, jam e motivuar për t`i qasem betejës. Por jo çdo ditë. Unë nuk gjej forcë çdo ditë, nuk e gjej shpresën çdo ditë, dhe nuk e gjej as guximin. Sepse secila prej këtyre ditëve kërkon gjithçka që kam nga unë.
Është më e rëndësishme për mua të mos harroj se pavarësisht nga ky ndërhyrës i quajtur kancer, ky është akoma trupi IM. Se kjo jam akoma UNË. Se e dua veten dhe këtë trup”.
Sepse fjalët “ju keni kancer” tronditin shumë njerëz dhe koha pas kësaj, shpesh përshkruhet si një gjendje e jashtëzakonshme, në të cilën nga një moment në tjetrin shumë gjëra nuk janë më të njëjta si më parë. Është e vështirë të kuptohet se trupi vuan nga një sëmundje e rëndë. Çdo vit rreth 6,200 gra dhe 50 burra sëmuren në Zvicër. Kjo është më shumë se 16 njerëz të prekur çdo ditë.
“Kuptimi i jetës, shëndetit dhe dashurisë për njëri -tjetrin nuk është bërë kurrë më i qartë për mua sesa gjatë këtyre javëve. Zonja, skanoni trupin tuaj. Një diagnozë e hershme mund të shpëtojë jetën tuaj dhe të ardhmen tuaj”.
Me rastin e Muajit Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit, Arbela ka nisur një fushatë personale ndërgjegjësimi, në faqen e saj në Instagram: Si shenjë solidariteti, por edhe për të tërhequr vëmendjen në çështjen e rëndësishme të zbulimit të hershëm dhe kohës sfiduese gjatë dhe pas terapisë së kancerit.
“Një diagnozë e kancerit të gjirit shpesh qëllon në mes të jetës. Në këtë situatë të vështirë, është thelbësore që të keni pika kontakti kompetente dhe qasje të lehtë në të gjitha informacionet. Doja të tregoja historinë time për të treguar se kancerit nuk i intereson kush je, nga vjen apo sa vjeç je “.
Pasi u publikua sëmundja e saj, Arbela u kontaktua nga qindra gra. Shumica e tyre shkuan për kontroll menjëherë pas kësaj. “Nëse do të mund të ndihmoja vetëm një person të shmangte këtë rrugë të vështirë që po përjetoj aktualisht, atëherë fushata ime ja ka vlejtur”, thotë Arbela.
“Ne duhet të luftojmë së bashku kancerin e gjirit. Sa më parë të zbulohen tumoret, aq më të mëdha janë shanset për të mbijetuar. Kjo përfshin të qenët të kujdesshëm për shëndetin tënd, solidaritetin me të prekurit – kanceri i gjirit mund të prekë çdo grua, por edhe burrat – si dhe pasjen e një qasjeje të hapur ndaj çështjes së kancerit të gjirit “.
Numrat dhe faktet
- 16 gra në Zvicër sëmuren nga kanceri i gjirit çdo ditë, rreth 6,200 në vit
- Çdo vit rreth 50 meshkuj sëmuren nga kanceri i gjirit
- Shikuar statistikisht, rreth çdo grua e tetë në Zvicër do të ketë kancer të gjirit gjatë jetës së saj
- Kanceri i gjirit përbën pothuajse 1/3 e të gjitha diagnozave të kancerit tek gratë
- Kanceri i gjirit është forma më e zakonshme e kancerit tek gratë dhe shkaku i katërt më i zakonshëm i vdekjes në Zvicër
- Gratë mbi 50 vjeç janë prekur në rreth 80% të rasteve
- 1,400 gra dhe 10 burra vdesin çdo vit si pasojë e kancerit të gjirit,
- Falë përparimeve në kërkime, zbulimit të hershëm dhe terapive të përmirësuara, rreth 87% e pacientëve me kancer të gjirit i mbijetojnë sëmundjes së tyre në një afat të gjatë
- Sa më parë të zbulohen tumoret, aq më të mëdha janë shanset për mbijetesë
Të ngjashme
Arbela Statovci, kandidate për Parlamentin e Cyrihut
- Arbela Statovci, kryetare e FDP-së në komunën Wallisellen të Cyrihut
- Katër liberalë shqiptarë, në garë për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut
- Ligji Federal për shërbimet e identifikimit elektronik, për çfarë bëhet fjalë?
- Mes politikës dhe biznesit, shqiptarja synon Parlamentin e Cyrihut
- Shqiptarja nga Zvicra fiton çmimin “Best Diaspora Success Story”
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha