Lajme

Lirohen masat për të vaksinuarit në Greqi

Të vaksinuarit dhe të shëruarit nga COVID-19 në Greqi mund t’i rikthehen jetës së parapandemisë.

Tani, në kafene, restorante dhe klube nate njerëzit mund të hyjnë pa mbajtur maskë.

Në Selanik, qytetarët mbushën baret e qendrës së qytetit dhe kujtuan kohët e argëtimit kur nuk kishte kufizime.

Sa u takon të pavaksinuarve, ata duhet të kryejnë një test të shpejtë çdo javë, që kushton 10 euro. Gjithashtu, ata duhet të mbajnë maskën mbrojtëse.